Skip to content
Ministrja Hoxha: Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë mbi bazën e kornizës ligjore dhe funksionale, qëndrueshmëri për Profesionet e Lira

Ministrja Hoxha: Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë mbi bazën e kornizës ligjore dhe funksionale, qëndrueshmëri për Profesionet e Lira

Prishtinë, 23/11/2016

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha sot ka marr pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit “Mbështetja e Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, në mbështetje të Bashkimit Evropian në kuadër të projekteve të IPA-s, për Ministrinë e Drejtësisë. Në këtë ceremoni ka marr pjese po ashtu edhe znj. Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së.  

Ministrja Hoxha falënderoj institucionet ndërkombëtare të cilat me projektet e tyre janë duke dhënë një kontribut të çmuar duke e ndihmuar Republikën e Kosovës në kompletimin e kornizës ligjore të drejtësisë. Ndihmesë e madhe është dhënë në themelimin e Profesioneve te Lira në veçanti, ku është ofruar një nismë dhe iniciativë e re në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Njëherit nga këto projekte është ofruar edhe përvoja e vendeve tjera me qëllimin e vetëm, funksionimin sa më të mirë dhe efikas të sistemit të drejtësisë në vend. 

“Ne mbesim të përkushtuar edhe më tej për bashkëpunim dhe koordinim sa më të mirë me të gjitha institucionet relevante duke ju hapur derë projekteve të reja dhe duke e vlerësuar lartë kontributin e tyre në ketë sferë. Ne po konsolidohemi mbi bazën e kornizës ligjore dhe funksionale dhe po krijojmë qëndrueshmëri për Profesionet e Lira, në kuadër te të cilave bëjnë pjesë: Noteria, Përmbarimi Privat, Ndërmjetësimi, Administratorët Falimentues dhe Jurisprudenca” shtoi ministrja Hoxha.

Ministria e Drejtësisë dhe tërë mekanizmat e saj mbeten të përkushtuar në forcimin e të gjithë mekanizmave ligjorë dhe institucional me qëllim të sundimit të Rendit dhe Ligjit në Republikën e Kosovës. Me themelimin e profesioneve të lira, qytetarëve të vendit u ofrohet mundësi më e lehtë për qasje në drejtësi dhe njëherit ndikon drejtpërdrejt në zvogëlimin e lëndëve në gjykata.

Në fund të fjalimit të saj, Ministrja Hoxha u shpreh e përkushtuar se Ministria e Drejtësisë do të ofroj koordinim dhe mbështetje për realizimin e suksesshëm të këtij projekti dhe çdo nisme dhe projekti tjetër në të ardhmen. “Korniza ligjore tanimë vetëm sa vije dhe forcohet, kemi krijuar mekanizma për mirëfunksionim, kemi konsoliduar radhët tona dhe mua më mbetët të them edhe një herë se përkushtimi dhe vullneti ynë është që të vazhdojmë edhe më tej në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit”, tha Ministrja Hoxha. 
 

Foto Galeria

Skip to content