Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministrja Hoxha: Lufta e korrupsionit nuk është betejë e lehtë, por do ta fitojmë, për vete, gjeneratat që kontribuuan për neve dhe për fëmijët tanë

Ministrja Hoxha: Lufta e korrupsionit nuk është betejë e lehtë, por do ta fitojmë, për vete, gjeneratat që kontribuuan për neve dhe për fëmijët tanë

Prishtinë, 27/10/2016

Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha sot ka marr pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, me temën “Luftë për Luftën kundër Korrupsionit” e mbështetur nga Ambasada e Britanisë në Kosovë. 

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Hoxha tha se fuqizimi i sundimit të ligjit është e vetmja rrugë për të ndërtuar një shtet ligjor dhe ndërtimi i shtetit ligjor do të fuqizojë edhe pozitën e Kosovës duke realizuar me sukses procesin euro integrues. “Efikasiteti i sistemit të drejtësisë është qenësor për t’u siguruar qytetarëve qasje të barabartë në drejtësi dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e vendit”. 

Ministrja Hoxha theksoi tutje se ka detyrim dhe obligim ligjor që qytetarëve t’u ofrohet siguri juridike dhe qasje e barabartë në drejtësi, sepse cenimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, qasja e vonuar në drejtësi, ndikon negativisht edhe në zhvillimin ekonomik të vendit dhe tërheqjen e investimeve. Ministrja po ashtu shtoi se kemi për obligim t’ua forcojmë besimin në sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit, jo vetëm qytetarëve, por edhe investitorëve, miqve tanë, atyre që na besuan dhe kontribuuan për Republikën e Kosovës.

Ministrja Hoxha shtoi se prioritet madhor gjatë këtij mandati, është lufta kundër korrupsionit, “unë jam zotuar se do të angazhohem për të dinamizuar proceset dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe përmirësimi i legjislacionit dhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjit është një ndër hapat në drejtim të fuqizimit të sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit”, theksoi Ministrja Hoxha. 

Gjatë fjalës së saj Ministrja Hoxha përmendi po ashtu hapat konkret që janë ndërmarr në hartimin e legjislacionin adekuat, si dhe kornizës institucionale dhe ligjore për t'u ballafaquar me korrupsionin. Për t`i fuqizuar edhe më tej këta mekanizma, Ministrja e Drejtësisë në bashkëpunim me ekspertët e Këshillit të Evropës, do të sjellin asistencën e nevojshme që ligjet të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në luftimin e korrupsionit, të jenë në përputhshmëri me standardet më të larta dhe praktikat më të mira nga Bashkimi Evropian. Në vazhdën e aktiviteteve, Hoxha theksoi se në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë jemi duke punuar për të krijuar mekanizma të rritjes së efikasitetit, përgjegjësisë dhe llogaridhënies në institucionet e drejtësisë.

Ministrja Hoxha e përmbylli fjalimin e saj duke shtuar se “Luftimi i korrupsionit as nuk është betejë e lehtë as e njëhershme, lufta me të do të jetë e mundimshme dhe e vazhdueshme, por gjithsesi do ta fitojmë. Do ta fitojmë këtë betejë për vete, gjeneratat që kontribuuan për neve dhe për fëmijët tanë”. 

Foto Galeria