Skip to content
Ministrja Hoxha merr pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Britaninë e Madhe

Ministrja Hoxha merr pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Britaninë e Madhe

Prishtinë, 03/10/2016

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha është duke qëndruar në Britaninë e Madhe me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss, për të marr pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor për Anglinë dhe Uellsin.

Gjatë kësaj ceremonie, Ministrja Hoxha  e shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Grajqevci, njëkohësisht janë takuar edhe me Sekretaren e Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, znj. Liz Truss.

Me këtë rast, Ministrja Hoxha ka diskutuar me Sekretaren e Shtetit për Drejtësi për mundësitë e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në fushën e drejtësisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit. 

Foto Galeria

Skip to content