Skip to content
Ministrja Hoxha në Gjermani, vizitë zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë

Ministrja Hoxha në Gjermani, vizitë zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 06/03/2017

Ministrja Hoxha do të pritet në takim nga ministri federal i Drejtësisë, Heiko Maas, dhe me këtë rast do të trajtohen çështja e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, bashkëpunim në fushën e legjislacionit, mbështetja e drejtësisë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe realizimi i agjendës euro-integruese të Kosovës. Gjatë kësaj vizite, ministrja Dhurata Hoxha pritet të takojë edhe personalitete tjera, deputetë të Bundestagut, anëtar të Qeverisë federale dhe ekspertë ligjorë.

Foto Galeria

Skip to content