
“Ministria e Drejtësisë është duke i bërë analizë arsimit ligjor për të parë se sa reflekton kjo në kurikulat e fakulteteve juridike në Kosovë dhe kjo me qëllim që të ndihmojë të diplomuarit që të jenë më afër profesionit të gjyqtarit, prokurorit, avokatit, punës praktike që do të ndihmojë përfshirjen e kuadrove të reja në sistemin gjyqësor apo prokurorial”, theksoi Ministrja Hoxha dhe shtoi se sundimi i ligjit nuk është opsion por rrugë e vetme e institucioneve tona në rrugën eurointegruese.
Në bashkëbisedim me studentët e drejtësisë, Ministrja Hoxha theksoi se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar në avancimin e legjislacionit të fushës së drejtësisë në përgjithësi, duke i kushtuar rëndësi të veçantë avancimit të legjislacionit penal, kundër korrupsionit dhe atë të reformave gjyqësore me qëllim të përmbushjes së obligimeve ligjore, konkretisht rritjen e efikasitetit si dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënien.
Ndërsa Rektori Vataj ka falënderuar Ministren Hoxha për përkrahjen e saj dhe motivimin që iu ka dhënë studentëve të këtij Universiteti për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë në të ardhmen me qëllim të dhënies së kontributit dhe avancimit të mëtejmë të arsimit juridik i cili bazohet në vlera evropiane.
Në fund të takimit, Ministrja Hoxha ka falënderuar Rektorin Vataj dhe studentët e këtij Fakulteti duke shprehur gatishmërinë dhe përkrahjen e saj për çdo iniciativë të ndërmarr nga studentët e cila ka për qëllim avancimin e mëtejmë të këtij Institucioni. Po ashtu, Ministrja u përgjigj ndaj disa pyetjeve të parashtruara nga studentët të fokusuara në sundimin e ligjit, qasjen në drejtësi dhe transparencën.
Me respekt,
ZKP-MD