Skip to content
Ministrja Hoxha ofron përkrahje të pa rezervë për sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësorit

Ministrja Hoxha ofron përkrahje të pa rezervë për sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësorit

Prishtinë, 26/07/2016

Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha, priti në takim Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi.

Në takim, ministrja Hoxha falënderoi kryetarin e Këshillit Gjyqësor për angazhimin dhe përkushtimin e tij institucional për një gjyqësor të pavarur, ndërsa potencoi qëndrimet dhe përkushtimin e saj maksimal në realizimin e këtyre objektivave.

Z. Idrizi, e njoftoi ministren Hoxha për sfidat me të cilat përballet sektori i drejtësisë, ndërsa theksoi se mbetet hapësirë për përmirësimin e mëtejmë të gjendjes nëpërmjet koordinimit institucional nga të gjithë akterët vendimmarrës.

Në kuadër të kësaj, ministrja Hoxha tha se është e përkushtuar në fuqizimin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor, si dhe në reformat dhe efikasitetin në trajtimin e lëndëve.

“Transparenca, efikasiteti, përgjegjshmëria, luftimi i korrupsionit, sundimi i rendit dhe ligjit, si dhe parimi se askush nuk është mbi ligjin do të jetë udhërrëfyes gjatë tërë mandatit tim”, tha ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha dhe Kryetari i Këshillit Gjyqësor, z. Idrizi, vlerësuan gjatë takimit se nëpërmjet thellimit të bashkëpunimit ndër institucional, institucionet e drejtësisë duhet të rrisin edhe më shumë transparencën, në mënyrë që qytetari si taksapagues të jetë i informuar dhe kërkues e monitorues i sistemit gjyqësor.

Skip to content