Skip to content
Ministrja Hoxha ofron përkrahje të parezervë për noterët

Ministrja Hoxha ofron përkrahje të parezervë për noterët

Prishtinë, 26/08/2016

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim Kryetaren e Odës së Noterëve të Kosovës znj. Arbena Shehu, e shoqëruar nga Aliriza Beshi, Nënkryetar dhe Erdon Gjinolli, Udhëheqës i Shërbimit Administrativ.

Në takim, ministrja Hoxha falënderoi kryetaren e Odës së Noterëve për angazhimin dhe punën e deritanishme në funksionimin e këtij institucioni, me theks të veçantë rolin e noterëve në sigurinë juridike të transaksioneve, njëherit shfaqi përkushtimin e saj për fuqizimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Në takim, znj. Shehu informoi Ministren Hoxha për punët, planet dhe objektivat e këtij institucioni si dhe sfidat me të cilat përballen noterët, ndërsa kërkoi nga ministrja që koordinimi dhe bashkëpunimi i deritanishëm të vazhdojë edhe më tutje.

Me këtë rast, ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dhe ndihmës institucionale në tejkalimin e sfidave, ndërsa kërkoi që transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti të jenë prioritete kyçe në planifikimin e punëve.

Në takim, ministrja Hoxha, u zotua për ndihmë dhe përkrahje Odës së Noterëve në rritjen e numrit të noterëve dhe inkurajoi që të respektohen dhe fuqizohen edhe më shumë kriteret kualifikuese me qëllim të rritjes së kredibilitetit dhe efikasitetit të punës. 

Foto Galeria

Skip to content