Skip to content
Ministrja Hoxha: Projekt Kodi i Drejtësisë për të mitur zgjeron parimet garantuese të të drejtave të fëmijëve

Ministrja Hoxha: Projekt Kodi i Drejtësisë për të mitur zgjeron parimet garantuese të të drejtave të fëmijëve

Prishtinë, 09/03/2017

Disa nga çështjet më të rëndësishme të Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur janë: zgjerimi i numrit të parimeve garantuese dhe mbrojtëse të të drejtave të fëmijëve si dhe është paraparë një kapitull i veçantë  i cili i rregullon masat e ndihmës dhe të mbrojtjes për fëmijët si kryes të veprave penale nën përgjegjësinë penale, për fëmijët nën  moshën 14 vjet, theksoi Ministrja Hoxha në ekspozenë e dedikuar këtij projektligji

Finalizimi i këtij drafti është bërë në koordinim dhe bashkëpunim me akterët relevantë vendorë dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë me përkrahjen e UNICEF-it, Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është në harmoni të plotë me dispozitat e legjislacionit të BE-së. Po ashtu, është bërë edhe vlerësimi financiar.

Skip to content