Skip to content
Ministrja Hoxha: Projektligji për përgjegjësinë disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë një hap më shumë drejtë fuqizimit të sistemit të drejtësisë

Ministrja Hoxha: Projektligji për përgjegjësinë disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë një hap më shumë drejtë fuqizimit të sistemit të drejtësisë

Prishtinë, 14/12/2016

Në funksion të ngritjes dhe avancimit të mëtejmë të legjislacionit të fushës së drejtësisë janë marrë nisma për ndryshime në këtë fushë. Sistemi i disiplinimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve krahas çështjeve të tjera që janë ndryshuar së fundmi, siç është buxheti, vlerësimi i performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe çështje të tjera janë në funksion të kësaj. Në këtë drejtim, çështja e disiplinimit të gjyqtarëve përkatësisht prokurorëve dhe veçmas hetimi për shkelje disiplinore është njëra nga çështjet e rëndësishme.

“Andaj me qëllim të reflektimit sa i përket kësaj çështje si dhe në koordinim dhe konsultim me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Zyrës së Prokurorit Disiplinor, dhe me mbështetje të partnerëve tanë ndërkombëtar, kemi hartuar draftin e Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë, sipas të cilit Zyra për Përgjegjësi Disiplinore parashihet të jetë si organ i pavarur i administratës shtetërore nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të sigurohet funksionimi dhe efikasiteti i saj në mënyrë të pavarur” tha Ministrja Hoxha.  

Gjatë takimit Ministrja Hoxha theksoi se Përcaktimi i Zyrës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, si institucion plotësisht i pavarur në ushtrimin e funksioneve të saja, pos që është bërë në konsultim me KGJK, KPK, dhe ZPD, konsiderojmë së i ndihmon procesit të balancimit të pushteteve veçmas sa i përket kësaj çështje të hetimit dhe vendimmarrjes për disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ministria e Drejtësisë dhe unë si Ministre jemi thellësisht të përkushtuar që organeve të cilat merren me zbatimin e ligjit t’u mundësohet infrastrukturë adekuate ligjore që puna e tyre të jetë sa me efikase dhe efektive si dhe krahas kësaj të ngritët niveli i performancës së institucioneve të drejtësisë, dhe krahas kësaj edhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies si çështje kyçe të cilat do të ndikojnë edhe në rikthimin e besimit të qytetarëve tanë në institucionet e drejtësisë” theksoi Ministrja Hoxha.

Foto Galeria

Skip to content