
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministrja Hoxha fillimisht ka falënderuar organizatorët e këtij dëgjimi publik dhe njëherësh i ka njoftuar të pranishmit se roli i Ministrisë së Drejtësisë në këtë proces ka qenë dhe është i kufizuar për faktin se i dedikohet para së gjithash sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial, institucione këto të pavarura në ushtrimin e funksioneve të tyre.
Ministrja Hoxha theksoi se roli i Ministrisë së Drejtësisë është në drejtim të organizimit të provimit të Jurisprudencës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që i plotësojnë kushtet, në pajtim me afatet e përcaktuara me Ligjin për dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Po ashtu, Ministrja Hoxha bëri të ditur angazhimin intensiv me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së nevojshme ligjore.
“Krahas kësaj, shpreh përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë që në pajtim me përgjegjësitë, do të jemi të gatshëm për të dhënë kontributin tonë në drejtim të ofrimit të kushteve sa më të mira për integrimin e këtij komuniteti në sistemin tonë të drejtësisë gjithnjë në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, theksoi Ministrja Hoxha.
Në afatin e fundit, nga gjithsej 97 kandidatë sa e kanë kaluar provimin e jurisprudencës, 9 prej tyre janë të komunitetit serb, kurse në afatin e parafundit kanë kaluar 6 kandidatë të këtij komuniteti, sipas kushteve dhe trajtimit të barabartë me të gjithë kandidatët tjerë.
Në përmbyllje të këtij dëgjimi publik, Ministrja Hoxha shprehu gatishmërinë e saj për t’u përgjigjur në pyetjet e shumta të anëtarëve të këtij Komisioni si dhe të pranishmëve të tjerë.