Skip to content
Ministrja Hoxha: Rishikimi i sektorit të sundimit të ligjit fuqizon gjykatat

Ministrja Hoxha: Rishikimi i sektorit të sundimit të ligjit fuqizon gjykatat

Prishtinë, 10/02/2017

Ministrja Hoxha në takim diskutoi rreth rishikimit të sektorit të sundimit të ligjit, duke konstatuar se pas këtij vlerësimi pritet fuqizim i rolit të gjykatave.‬ ‪ ‬ ‪“Disa projektligje që gjenden në proces të miratimit, si Ligji për kundërvajtje, Projektligji i Gjykatave, për përgjegjësinë disiplinore për gjyqtarë e prokurorë, Procesi i rishikimit të Kodit penal dhe procedurës penale, do të kontribuojnë në fuqizimin e gjykatave, në pajtim me praktikat më të mira nga BE-ja”, theksoi ministrja Hoxha.‬ ‪ ‬ ‪

Ministrja Hoxha foli edhe për ndryshimet që priten të ndodhin me rastin kur ndaj një zyrtari ngritët aktakuzë. ‪“Përmes ndryshimeve eventuale të legjislacionit ekzistues apo hartimit të ligjit të ri, me rastin e ngritjes së aktakuzës, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e zyrtarëve publik, të njëjtit do të suspendohen nga marrëdhënia e punës, për veprat të cilat ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar si dhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare”, theksoi ministrja Hoxha.‬ ‪ ‬ ‪

Kryetari i Gjykatës themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni diskutoi për të arriturat e kësaj gjykate, për sfidat dhe çështjet prioritare duke e konsideruar vizitën dhe diskutimin si tejet të rëndësishme, ngase qëllimi i përbashkët i të gjitha institucioneve të drejtësisë është fuqizimi i sundimit të ligjit.‬ ‪Ministrja theksoi se mirëpret që rishikimit të sistemit të drejtësisë t’i kontribuojë secili individ dhe institucion, që puna në këtë drejtim të jetë sa më gjithëpërfshirëse duke marrë përgjegjësi në këtë proces që i kontribuon realizimit të synimeve euro-integruese.‬
 

Foto Galeria

Skip to content