Skip to content
Ministrja Hoxha takoi dekanët Wing dhe Ross nga Iowa

Ministrja Hoxha takoi dekanët Wing dhe Ross nga Iowa

Prishtinë, 19/07/2017

Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Iowa-s, duke përmendur takimet e deritashme të ndërsjella, me vështrim të veçantë në lëmin e drejtësisë. Ministrja theksoi nevojën për reforma në fakultetet juridike dhe nevojën për mbështetje nga Universitete të njohura siç është ai i Iowas, në mënyrë që të dalin juristë sa më të kualifikuar dhe të gatshëm për tregun e punës.

Ministrja Hoxha falënderoi dekanët e pranishëm  për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë drejtim. Znj. Wing dhe Z. Rossi, theksuan se do të ofrojnë përkrahjen e tyre në sjelljen e përvojave më të mira në Kosovë, duke avancuar bashkëpunimin në drejtim të edukimit të gjeneratave të reja në fushën e drejtësisë.
 

Foto Galeria

Skip to content