Skip to content
Ministrja Hoxha vizitoi Komunën e Drenasit

Ministrja Hoxha vizitoi Komunën e Drenasit

Prishtinë, 17/03/2017

Gjatë këtij takimi, Ministrja Hoxha dhe Kryetari Lladrovci diskutuan për fuqizimin e sundimit të ligjit, promovimin e të drejtave të grave në trashëgimi, si dhe për fuqizimin e rrolit të grave dhe pjesëmarrjen e tyre në qeverisje.
 
“Gratë drejtore të departamenteve më të rëndësishme në Komunë- gjysma e Kabinetit, është shembull për vendin tonë. Drenasi ka promovuar më së miri barazinë gjinore, por edhe ka hequr paragjykimin ndaj mundësive dhe përkushtimit të grave edhe në pushtetin lokal”, theksoi Ministrja Hoxha.
 
Kryetari Lladrovci e njoftoi Ministren Hoxha me ecurinë dhe aktivitetet brenda kësaj Komune dhe njëherësh theksoi faktin se Drenasi ka promovuar vlerat profesionale të grave, pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje por edhe kreatore të politikave të zhvillimit lokal.
 

Foto Galeria

Skip to content