
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në Konferencën për Prezantimin e Projektit të binjakëzimit në kuadër të IPA Twinning rreth “Përmirësimit dhe përafrimit të ligjeve dhe koherencës së kornizës ligjore” në bashkëpunim mes Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Në konferencë, ministrja Hoxha theksoi se një ndër sfidat më të mëdha për vendin dhe veçanërisht për Ministrinë e Drejtësisë është harmonizimi dhe përafrimi i sistemit ligjor vendorë me atë të BE-së. Ajo theksoi se ky është një proces i gjatë i cili kërkon përpjekje dhe përkushtim, njëherit duke marrë parasysh dinamikën e procesit dhe kapacitetet profesionale, vlerësojë se mbështetja dhe bashkëpunimi me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare duhet të vazhdojë edhe më tej.
Ministrja Hoxha, vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë, meqë rast potencoi se ky projekt ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në procesin e përafrimit të legjislacionit vendorë me atë të BE-së, veçanërisht, theksoi mbështetjen që i është dhënë ministrisë në hartimin e Planit Kombëtar për Adoptimin e Acquis për sektorin e drejtësisë, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes në realizimin e analizave të legjislacionit ndërkombëtar në raport me legjislacionin vendorë, si pjesë e aktiviteteve të parapara në Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.
Ministrja Hoxha, theksoi se ky projekt ka ndihmuar në mënyrë të konsiderueshme në promovimin e sigurisë ligjore, si një nga elementet themelore të sundimit të ligjit, dhe si rezultat i kësaj, katër prej ligjeve më të rëndësishme të Sektorit të Drejtësisë janë konsoliduar deri më sot.
Ministrja Hoxha, theksoi se është e vendosur për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin, njëherit konsolidimi i të gjitha ligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Drejtësisë ka qenë një nga iniciativat e para institucionale, me qëllim promovimin dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në veçanti ndaj qytetarëve. Ministrja Hoxha u zotua se shumë shpejtë të gjitha këto ligje do të jenë të qasshme në webfaqen e Ministrisë së Drejtësisë.