
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se qëllimi i kësaj Marrëveshje është forcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike në çështjet penale, ekstradimit dhe transferimit të personave të dënuar në mes të Kosovës dhe Federatës së Austrisë dhe harmonizimi dhe lehtësimi i procedurës ligjore në këtë fushë.
Tutje, zëvendësministri Sallahu tha se lidhja e kësaj Marrëveshjeje, do të rezultojë në përmirësimin dhe plotësimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale të sistemit të drejtësisë në Kosovë, përmes avancimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë regjional dhe ekstradimeve.