Skip to content
Miratohet Marrëveshja Kosovë – Danimarkë për të burgosur

Miratohet Marrëveshja Kosovë – Danimarkë për të burgosur

Prishtinë, 23/05/2024

Traktati Kosovë- Danimarkë, parasheh shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze dhe mund të përfshijë në veçanti edukimin dhe trajnimin, shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira, fuqizimin e zbatimit të standardeve ndërkombëtare në shërbimet korrektuese, paraburgimin, si dhe mbështetjen dhe bashkëpunimin më të gjerë lidhur me sistemet dhe mekanizmat e shërbimit korrektues.

Sipas këtij Traktati, Republika e Kosovës do të vërë në dispozicion kapacitete të përshtatshme për 300 të burgosurit e Mbretërisë së Danimarkës.

Skip to content