
Projekt-kodi i Procedurës Penale si njëri prej akteve tejet të rëndësishme për sistemin e drejtësisë, sot ka marrë mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Projekt-kodi i Procedurës Penale, është produkt i një procesi të gjatë diskutimesh, duke marrë në konsideratë praktikat dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare.
Në Projekt-kodin e Procedurës Penale përveç amendamenteve të shumta teknike, të cilat do ta bëjnë punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës më efikase dhe efektive, nga propozimet për ta ndryshuar Kodin e Procedurës Penale, duhet të vihet në pah se përpos gjykimit në mungesë i cili është në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias, është adresuar dhe çështja e suspendimit të zyrtarëve publik me rastin e ngritjes së aktakuzës për veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe dhunës në familje.