Skip to content
Miratohet Projekt Udhëzimi Administrativ për mënyrën e kompensimit të viktimave të krimit dhe llogaritjen e kompensimit për dëmtimet e shumëfishta

Miratohet Projekt Udhëzimi Administrativ për mënyrën e kompensimit të viktimave të krimit dhe llogaritjen e kompensimit për dëmtimet e shumëfishta

Prishtinë, 08/11/2023

Në fjalën e saj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ky Udhëzim i cili ka qenë ndër objektivat e Ministrisë së Drejtësisë, përcakton mënyrat e kompensimit përfshirë edhe procedurën e pranimit, trajtimit, shqyrtimit të kërkesave, llogaritjen dhe vendimmarrjen për kompensimin e viktimave të krimit dhe të vartësve të tyre, si specifikime që burojnë nga Ligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Tutje ministrja Haxhiu ka treguar se me këtë Projekt Udhëzim Administrativ, mundësohet eliminimi i pengesave lidhur me zbatimin e legjislacionit primar si dhe krijohet një infrastrukturë që synon një ambient të qëndrueshëm dhe në funksion të mbrojtjes së viktimave të krimit dhe vartësve të tyre, si dhe garantohet një sistem më efikas i drejtësisë, duke përcaktuar mënyrën dhe llogaritjen e kompensimit për dëmtimet e shumëfishta.

Skip to content