Skip to content
Miratohet Projekt Udhëzimi për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë

Miratohet Projekt Udhëzimi për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë

Prishtinë, 02/04/2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ky Projekt Udhëzim Administrativ, buron nga Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe specifikon në mënyrë të qartë të gjitha format e rrezikshme të punës të cilat janë të ndaluara për fëmijët dhe të cilat mund të rrezikojnë shëndetin dhe zhvillimin normal të fëmijëve në Kosovë.

Sipas këtij Projekt Udhëzimi Administrativ, punët e rrezikshme për fëmijë janë:

●puna gjatë orari të natës, prej orës 22:00 deri ora 06:00;

● ngritja dhe bartja e kohëpaskohshme e peshave të rënda mbi 15 kg (M) dhe 10 kg (F);

● ngritja dhe bartja e vazhdueshme e peshave mbi 10 kg për djem dhe 5 kg për vajza

● puna në thellësi, nën sipërfaqe të tokës, nën ujë dhe vende të mbyllura

●puna në lartësi mbi 2 m

● ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme të larta apo të ulëta

● ekspozimi ndaj zhurmës dhe dridhjes

● ekspozimi ndaj substancave toksike

● ekspozimi ndaj substancave biologjike

● ekspozimi ndaj radioaktivitetit

● ekspozimi ndaj substancave kancerogjene, pluhurit dhe gazrave.

Ndërsa sektorët me rrezikshmëri të lartë në të cilat ndalohet puna e fëmijëve dhe të cilat janë të specifikuara në Projekt UA, janë si në vijim:

● bujqësia dhe pylltaria;

● ndërtimtaria;

● puna në eksploatimin e pasurive natyrore;

● puna në deponi të mbeturinave;

● puna në rrugë;

● puna në hotelieri, klube të natës, lojëra të fatit dhe argëtimit.

Foto Galeria

Skip to content