Skip to content
Miratohet Projektligji për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Miratohet Projektligji për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë, 14/09/2022

Qeveria e Republikës së Kosovës, pas prezantimit të ministres Haxhiu në mbledhjen e sotme, ka miratua Projektligjin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke qenë një ndër prioritet kryesore të këtij mandati qeverisës.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se me këtë Projektligj themelohet Instituti i Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, i cili do të funksionoj në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, me qëllim të hulumtimit dhe dokumentimit të shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut, krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, si dhe akteve të gjenocidit të kryera nga 1 janari i vitit 1998 deri me 20 qershor të vitit 1999. Po ashtu, dokumenton krimet te cilat ndërlidhen me luftën, para dhe pas saj.

Projektligji për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, po ashtu trajton organizmin dhe funksionimin e Institutit, si dhe përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë e tij. Struktura funksionale, sistematizimi i brendshëm dhe funksionimi i Institutit, do të rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë sipas legjislacionit në fuqi.

Ministrja Haxhiu para kabinetit qeveritar theksoi se dokumentimi i këtyre krimeve dhe verifikimi i të dhënave të cilat dëshmojnë krimet e kryera do t’i kontribuojnë në veçanti përmbushjes të së drejtës së viktimave dhe shoqërisë për të ditur të vërtetën, dhe të drejtën në drejtësi.

Skip to content