Skip to content
Miratohet Raporti i zbatimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021-2026

Miratohet Raporti i zbatimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021-2026

Prishtinë, 13/05/2024

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se në reflektim të periudhës raportuese për vitin 2023, në përgjithësi është shënuar progres në zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit duke treguar se janë 55 për qind e aktiviteteve që janë zbatuar në tersi krahas periudhës paraprake.

“ Nga këto rezulton se progresi më i madh është bërë në objektivin 4 (Fuqizimi i luftës anti-korrupsion) ku mbi 50% i aktiviteteve të vitit 2023 janë zbatuar, ndërsa mbi 70% është niveli total i zbatimit, pra duke llogaritur dhe progresin gjatë periudhës paraprake të raportimit. Në anën tjetër, ngecjet më të mëdha shihen në Objektivin 3 (Fuqizimi i qasjes në drejtësi)”, tha ministrja Haxhiu.

Por pavarësisht zbatimit të aktiviteteve në vitin 2023, ministrja Haxhiu tha se nevojitet punë e mëtejshme nga Ministria e Drejtësisë, gjyqësori, prokuroria për të adresuar sfidat e vazhdueshme që kanë të bëjnë institucionet e drejtësisë.

Ministrja Haxhiu përmendi edhe disa nga aktivitetet që nuk janë përmbushur për shkak të procesit i cili ka dalë nga nënshkrimi i “Deklaratës së Përbashkët të Zotimit” për çka tha se , nuk do të ndalemi pavarësisht pengesave që po i hasim, dhe se duhet shikuar drejt Planit të ri të Veprimit të Strategjisë 2025-2026 dhe zotimeve tjera, ashtu që përkushtimi dhe vullneti që e kemi, të sigurojë që reforma është e plotë.

Skip to content