Skip to content
Mirënjohje e veçantë për profesionistët e shërbimeve sociale të Qendrave për Punë Sociale

Mirënjohje e veçantë për profesionistët e shërbimeve sociale të Qendrave për Punë Sociale

Prishtinë, 24/12/2025

Profesionistët e Qendrave për Punë Sociale gjatë gjithë vitit 2025 punuan pa ndalim për të ofruar shërbime familjare për të gjithë fëmijët dhe familjet në nevojë, kështu duke punuar për një mision fisnik dhe duke garantuar mirëqenie dhe drejtësi për të gjithë.

Profesionistët e shërbimeve sociale luajnë rolin e tyre si: këshillues, shpesh rolin e kujdestarëve ligjor, dëgjues, lehtësues e avokuesit në mes të nevojave të individit dhe sigurimit të shërbimeve sociale e familjare duke mundësuar ndërlidhjen e nevojave të fëmijëve dhe familjeve me mekanizmat mbrojtës. Përkrahën secilin person në nevojë pa dallim, duke inkurajuar shumë individ, duke punuar e nxitur komunitete dhe grupe për tu fuqizuar e pavarësuar.

Andaj, meritojnë mirënjohje dhe falënderim të thellë për angazhimin dhe vetë mohimin në përmbushjen e këtij misioni shumë të lartë.

Si Ministri e Drejtësisë zotohemi se do punojmë në fuqizimin e rolit të profesionistëve të shërbimeve sociale dhe vetë Qendrave për Punë Sociale.

Foto Galeria

Skip to content