
Shefi i Kabinetit dhe Këshilltari i Lartë i Ministres së Drejtësisë, z. Genc Nimoni mirëpriti misionin dhe prezantimin e raportit duke theksuar po ashtu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të bashkëpunuar me projektin dhe institucionet e sistemit të drejtësisë në Kosovë me qëllim të hartimit të raporteve të tilla të cilat pasqyrojnë gjendjen aktuale në sistemin e drejtësisë dhe mundësisë për të adresuar gjetjet.
Tutje, përfqësuesit e Misionit të KE prezantuan të gjetjet kryesore të raportit lidhur me buxhetin për sistemin e drejtësisë, numrin e lëndëve të pazgjidhura, kohën e zgjidhjes së lëndëve, ndihmën juridike falas, ndër tjerash.
Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar që të sigurojë një koordinim efikas dhe efektiv për mbledhjen dhe kontrollin e të dhënave për efikasitetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë përgjatë viteve dhe arritjen e implementimit të standardeve më të mira për sistemin e drejtësisë të vendosura nga CEPEJ.