
Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar (AAPSK), z. Enver Krasniqi i shoqëruar nga Këshilltari i ministres së Drejtësisë, z. Eros Gashi, ka pritur sot në takim përfaqësues nga OSBE të kryesuar nga Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë z. Edward Anderson i shoqëruar nga Shefi i Sektorit për Krim të Organizuar në OSBE, z. Ulrich Bolten.
Gjatë takimit z. Krasniqi ka shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e ofruar nga OSBE dhe njëherit ka falënderuar këtë mision për donacionin e ofruar me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe cilësisë në këtë Agjenci.
Nga ana tjetër z. Anderson tha se OSBE mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin e mirë që ka me AAPSK, duke vlerësuar punën që bëhet në këtë Agjenci.