
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha dhe Drejtorin e sapozgjedhur të Burgut të Sigurisë së Lartë, Naim Maloku, të cilit i ka uruar pozitën e re dhe ka kërkuar nga ai përkushtim në punë, në mënyrë që institucioni që ai do ta drejtoi dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës në përgjithësi, të kryejnë shërbimet e tyre duke u bazuar në kompetencat ligjore që kanë.
Nga ana tjetër, Drejtori Maloku ka premtuar angazhim maksimal gjatë punës së tij, në mënyrë që Burgu i Sigurisë së Lartë dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, të jenë shembull ku respektohet ligji.