Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se aprovimi i këtij fondi është mjaft i rëndësishëm për shkak të natyrës dhe ndjeshmërisë që kanë organizatat dhe strehimore që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës në familje, por edhe për fëmijët pa kujdes prindëror dhe kategori të tjera.
Gjatë vitit 2023 janë ndarë rreth 1.5 milion euro për mbështetje të këtyre organizatave, me ç'rast, 892 mijë Euro janë ndarë vetem për strehimoret, ndërsa pjesa tjetër për OJQ-të e licencuara për ofrim të shërbimeve.