Skip to content
Ndërmjetësimi në Kosovë – mekanizmi më i përshtatshëm për zgjidhje alternative të konflikteve

Ndërmjetësimi në Kosovë – mekanizmi më i përshtatshëm për zgjidhje alternative të konflikteve

Prishtinë, 21/10/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka marrë pjesë në Konferencën për Ndërmjetësim të organizuar nga Partnerët Ndërkombëtar për Ndryshime Demokratike (PDCI), dhe Partners-Kosova, synimi i të cilës ka qenë promovimi i ndërmjetësimit dhe krijimi i mundësive që institucionet e Kosovës të përfitojnë nga përvojat e shteteve të tjera, të cilat paraprakisht kanë kaluar nëpër procese të ngjashme tranzicioni. 

Gjatë fjalës së rastit, Ministri Kuçi para të pranishmëve tha se gjatë kohës së tij si Ministër i Drejtësisë është  përpjekur që të realizoj me përpikëri vizionin për drejtësinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë duke shtuar që “reformimi i gjyqësorit, përmirësimi dhe avancimi i qasjes në drejtësi dhe krijimi i profesioneve të lira kanë qenë ndër objektivat e mia kryesore.”
 

Krahas sukseseve të arritura me rastin e institucionalizimit të ndërmjetësimit, jemi ballafaquar edhe me sfida, siç edhe është e natyrshme të ndodhë me rastin e krijimit të një instituti krejtësisht të ri, tha Kuçi duke vazhduar të shpreh kënaqësinë që ky shërbim po përmirësohet dita ditës me investimet që po bëhen në ngritjen e kapaciteve të ndërmjetësuesve tanë. E gjithë kjo sipas tij do të rezultojnë në qytetarët të kënaqur me këtë shërbim dhe rrjedhimisht në qytetarë që do të jenë promovuesit më të mirë të këtij shërbimi. 
 

Ministri Kuqi falenderoj UNDP-në, për ndihmën e vazhdueshme që po i jep institucioneve të Kosovës në fusha të ndryshme, edhe në fushën e ndërmjetësimit.

Ai, po ashtu falenderoj organizatorët dhe partnerët e tjerë që kanë qenë iniciator dhe organizues të kësaj konference. Tutje ai shtoj që “synimi i projektit për të ngritur kapacitetet e ndërmjetësuesve, për të ulur numrin e rasteve të pazgjidhura si dhe për të ngritur vetëdijen e grave dhe minoriteteve për shërbimin e mirë të ndërmjetësimit, janë padyshim synime të përbashkëta për të cilat edhe Ministria e Drejtësisë po punon paralelisht ”. 

Ministri Kuçi bëri thirrje për promovim masiv të këtij institucioni, ku sipas tij, qytetarët duhet ta shohin ndërmjetësimin si alternativën e parë për zgjedhjen e konflikteve të tyre meqë ky është mekanizmi më i përshtatshëm për zgjidhjen alternative të konflikteve. Sipas tij, gjykatat duhet të kthehen në alternativë e dytë për qytetarët dhe u bëri thirrje gjyqtarëve që të promovojnë sa më shumë këtë shërbim meqë një gjë e tillë do të ndihmonte edhe qytetarët edhe vet gjykatat.

Në këtë takim e pranishme ishte edhe Kryesuesja e Komisionit për Ndërmjetësim, Lindita Ademi,  e cila foli për zhvillimet, të arriturat dhe planet e mëtutjeshme për avancimin e Ndërmjetësimit në Kosovë. Pjesëmarrësit në këtë konferencë u shprehen se ndërmjetësimi ofron një mekanizëm efektiv dhe efikas të zgjidhjes së kontesteve dhe në të njëjtën kohë ndihmon në krijimin e një kulture të negocimit dhe zgjidhjes paqësore të konfliktit. Përgjatë konferencës u prezantuan edhe rekomandime për avancimin e këtij instituti në Kosovë për të cilat Kuçi u deklaruar se do të mirren parasysh në rast të plotësim ndryshimit të kornizës legjislative si dhe për të përmirësuar praktikat aktuale në vend. 

Foto Galeria

Skip to content