Skip to content
Ndërpritet greva e urisë nga të dënuarit në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Ndërpritet greva e urisë nga të dënuarit në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Prishtinë, 04/07/2013

Sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është ndërprerë greva e urisë nga të dënuarit e kësaj qendre, grevë e cila kishte filluar para nëntë ditëve. 
Pas një takimi të udhëheqësve të Qendrës Korrektuese të Dubravës me Këshillin Grevistë, këta të fundit kanë njoftuar që e ndërpresin grevën pa kushte.

Siç dihet, dje Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e familjeve të të burgosurve, me të cilët ka biseduar për Ligjin për Amnisti, arsye për të cilën të dënuarit e Qendrës Korrektuese të Dubravës kanë filluar grevën e urisë.

Gjatë kohës së grevës të dënuarve grevistë i është ofruar ndihma mjekësore e nevojshme në mënyrë profesionale nga stafi mjekësor i kësaj qendre, ndërsa edhe të dënuarit grevistë i janë përmbajtur rregullave të institucionit.

Foto Galeria

Skip to content