Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se gjatë tërë ditës sot, përmes paneleve me ekspertë të kibernetikes, të rrjeteve sociale, është diskutuar me nxënës, të rinj, studentë për sigurinë digjitale, ndikimin e rrjeteve sociale dhe pasojat e përdorimit të pandërgjegjshëm të rrjeteve sociale.
Tutje, ministrja Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë ka përgjegjësi në hartimin e politikave kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore ku bëri thirrje për bashkëpunim për të kontribuar kundër fenomeneve që sjellin dhunë.
Ky aktivitet u organizua nga Ministria e Drejtësisë në kuadër të Fushatës Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.