Skip to content
Në Ditën e Fëmijëve, ministrja Haxhiu zhvilloi aktivitete në Qendrën Edukative Korrektuese për të Mitur në Lipjan

Në Ditën e Fëmijëve, ministrja Haxhiu zhvilloi aktivitete në Qendrën Edukative Korrektuese për të Mitur në Lipjan

Prishtinë, 01/06/2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zgjedhur Qendrën Edukative Korrektuese për të Mitur në Lipjan, për të qenë afër fëmijëve të cilët për arsye të ndryshme kanë rënë ndesh me ligjin.

Krahas kësaj vizite, ministrja Haxhiu ishte pjesë e tryezës së diskutimit të organizuar në këtë Qendër, së bashku me përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial, Institucioni i Avokatit të Popullit, Policia e Kosovës, përfaqësues nga KOMF dhe QKRMT.

Sipas ministres së Drejtësisë, kjo Qendër Edukative Korrektuese kërkon vëmendje të shtuar dhe angazhim institucional në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve si njëra ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

Ministrja Haxhiu tha se mbeten të përkushtuar që të vazhdojnë me reformat në humanizimin e sanksioneve dhe drejtësisë penale për të miturit, përfshirë programet të cilat i aktivizojnë ata, pa përjashtuar shërbimet e ndryshme që mund të ofrojnë organizatat jo qeveritare.

Gjatë kësaj tryeze, zëvendëssekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Lulzim Beqiri, ka prezantuar Udhëzimin Administrativ për Zbatimin e Drejtësisë Mike ndaj Fëmijëve në Procedurë Penale, Civile dhe Administrative.

Skip to content