Skip to content
Në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, u hap fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore”

Në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, u hap fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore”

Prishtinë, 25/11/2022

Ministrja Haxhiu përshëndeti përfaqësuesit e të gjitha institucioneve dhe organizatave vendore e ndërkombëtare, duke i ftuar për përbashkim të përhershëm në përpjekjen e luftimit të dhunës.

Angazhimi institucional dhe veprimet konkrete të tyre janë mënyra e vetme për të sjell drejtësi në vend, dhe për të parandaluar dhunën, tha ndër të tjera Ministrja e Drejtësisë. 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tha se dhuna në bazë gjinore është pandemia globale në të cilën nuk duhet rreshtur së angazhuari në mënyrë që brezat të rriten në një ambient të tolerancës dhe respektit ndaj tjetrit. 

Të pranishmëve iu adresuan edhe avokati i Popullit, Naim Qalaj dhe drejtoresha e organizatës UN Women, Vlora Tuzi Nushi. 

Ambasadorë të vendeve mike ishin mysafirë të këtij takimi, njëherit mbështetës të shumë iniciativave për të drejtat dhe liritë e grave, anëtarë nga Kabineti Qeveritar, dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kjo ceremoni u moderua nga Rebeka Qena.

Ceremonia u shoqërua edhe nga interpretimi i aktoreve të respektueshme, Kumrie Hoxha, Shengyl Ismajli, Zana Berisha si dhe violinçelistja, Fjolla Asllanaj.

Aktivitete të shumta do të zhvillohen përgjatë 16 ditëve të kampanjës.

Falenderojmë institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare: 

BE – European Union in Kosovo me trupat e saj
OSBE – OSCE Mission in Kosovo
Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Agjencitë e tyre – UNMIK  – United Nations Mission in Kosovo
INTEGRA 
INL
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
SWISS SDC 
dhe të gjithë partnerët që në një mënyrë ose tjetër kanë kontribuar në këtë fushatë.

Skip to content