Skip to content
Në Fakultetin Juridik të UP-së, u ligjërua për hulumtimin e krimeve të luftës

Në Fakultetin Juridik të UP-së, u ligjërua për hulumtimin e krimeve të luftës

Prishtinë, 15/12/2011

 Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, sot para studentëve dhe profesorëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, organizoi ligjëratë lidhur me hulumtimin e krimeve të luftës.

Para të pranishmëve me ligjërimet e tyre u paraqit, Prof. Dr. Zejnullah Gruda, Drejtor i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë dhe Prof. Dr. Smajl Çekiq, Drejtor i Institutit për Hulumtimin e Krimeve Kundër Njerëzimit dhe të Drejtës Ndërkombëtare të Bosnjës e Hercegovinës.

Drejtori Gruda në fillim të kësaj ligjërate foli për themelimin dhe rolin që do ta luaj  Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, si dhe për vuajtjet që ka kaluar  populli shqiptar dhe ai boshnjak nga agresori i përbashkët, Serbia.

Në anën tjetër, mysafiri nga Bosnja e Hercegovina, Prof. Dr. Smajl Çekiq, në ligjëratën e tij u përqendrua në aspektin historik dhe të tanishëm të gjenocidit dhe theksoi se flet si viktimë dhe dëshmitar i gjenocidit të Serbisë, po ashtu, ai bëri një përmbledhje te të gjithë asaj që ka ndodhur gjatë luftës së Bosnjë e Hercegovinës.

Ligjërata i ka paraprirë Konferencë shkencore me titull: “Sfidat e hulumtimit të krimeve të luftës në Kosovë 1998-qershor 1999”, që do të mbahet nesër. 

Foto Galeria

Skip to content