
Ministrja Haxhiu tha se, duke qenë koshientë që puna jonë sot kontribuon në zhvillimin dhe prosperimin e shoqërisë edhe për të ardhmen, konsideroj që çfarëdo sfide që kemi para vetës do të jetë me e lehtë kur thirrja për drejtësi na fton që të jemi në nivelin më të mirë të detyrës.
Ministrja e Drejtësisë, numëroi edhe disa masat dhe veprimet që MD ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe, siç janë: Miratimi i Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave; Protokolli Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale; Modulet e reja të data-bazës nacionale të dhunës në familje; Miratimi i Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit;
Miratimi i Projektligjit me plotësim ndryshime, për Ndihmë Juridike Falas; Miratimi i plotësim-ndryshimeve në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, etj.
Në këtë tryezë morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të sistemit të drejtësisë, nga policia, prokuroria dhe gjykatat, të cilët diskutuan për sfidat dhe angazhimin e tyre në këtë aspekt.