
Kjo fazë ka kaluar duke konsultuar edhe akterët kryesor dhe me interes në këtë proces, përfshirë përfaqësuesit e sistemit prokurorial, shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtar.
Versioni i ri tashmë i miratuar në mbledhjen e Qeverisë më 12 korrik, është në përputhje të plotë me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, opinionet e Komisionit të Venecias dhe gjithashtu, është në linjë me standardet ndërkombëtare për sistemin prokurorial, vijoi ministrja Haxhiu.
Projektligji i tillë përmban disa risi, ndër të cilat me kryesorët janë: ndryshimi i përbërjes, vendosja e kritereve shtesë për anëtarësi në Këshilli, fuqizimi i rolit të Këshillit, rritja e transparencës si dhe ndryshime të tjera përkatëse në përputhje me synimin e reformës.