Skip to content
Në Konferencën për Kujdesin Social ndaj Fëmijëve, të organizuar nga KOMF, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rikonfirmoi përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe avancimin e shërbimeve sociale për këtë kategori të ndjeshme.

Prishtinë, 08/10/2024
Ministrja Haxhiu theksoi nevojën për politika sociale që adresojnë rreziqet e dhunës, trafikimit dhe mungesës së arsimimit.
“Prioriteti për vitin 2023 ishte finalizimi i akteve nënligjore që burojnë nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, të cilat kategorizojnë punët e ndaluara për fëmijët dhe përmirësojnë shërbimet për fëmijët në nevojë”, dha ndër të tjerash Ministrja e Drejtësisë, dhe rikujtoi se gjithashtu është miratuar Ligji për Shërbimet Sociale dhe Familjare.
Në përmbyllje, ministrja Haxhiu u zotua për rritjen e buxhetit për vitin 2025 për të mbështetur më tej shërbimet sociale, duke nënvizuar sfidat e mbetura dhe rëndësinë e bashkëpunimit me të gjitha palët.
Skip to content