Skip to content
Në kuadër të fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Qendrën Korrektuese në Lipjan, lansuan programin “Sporti në Burgje”. Ky program synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e sportit në ndërtimin e vlerave njerëzore dhe promovimin e sjelljeve pozitive.

Prishtinë, 08/12/2024

Përmes kësaj nisme, të dy ministritë synojnë ndërtimin e një programi shtetëror që ndërlidh sportin me burgjet dhe qendrat korrektuese në Kosovë. Ky program do të ndihmojë në:

Përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor të personave të privuar nga liria;

Promovimin e vlerave dhe sjelljeve pozitive;

Përgatitjen për ri-integrimin e tyre në shoqëri pas vuajtjes së dënimit.

Një moment i veçantë i këtij aktiviteti ishte demonstrimi i sportit të xhudos, realizuar me mbështetjen e Federatës së Xhudos së Kosovës. Ky demonstrim shërbeu si shembull i fuqishëm i ndikimit të sportit në formësimin e disiplinës, respektit dhe vlerave pozitive.

SOT DHE ÇDO DITË TJETËR!

Skip to content