Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Në mbledhjen e Qeverisë votohen Koncept Dokumenti për Gjykatën Administrative dhe të Punës dhe Koncept Dokumenti për Kodin e Procedurës Civile

Në mbledhjen e Qeverisë votohen Koncept Dokumenti për Gjykatën Administrative dhe të Punës dhe Koncept Dokumenti për Kodin e Procedurës Civile

Prishtinë, 23/08/2023

Ministrja Haxhiu theksoi se Konceptdokumenti për Gjykatën Administrative dhe të Punës synon në përmirësimin e funksionimit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor për çështjet administrative dhe të punës.

Sfidat dhe problemet me të cilat sot po ballafaqohet sistemi gjyqësor aktualisht në Kosovë, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në qytetarët dhe pengojnë zhvillimin në tërësi. Përveç fushës penale, ku janë ndërmarrë reforma për krijimin e një sistemi të pavarur dhe efikas për ndjekjen dhe dënimin e kryerësve të veprave penale, edhe drejtësia civile dhe administrative janë aspekte kyçe të funksionimit të sistemit gjyqësor dhe të shoqërisë në përgjithësi. Ndërkaq, përpjekjet për të adresuar këto sfida dhe për të përmirësuar këto fusha janë në qendër të angazhimit të Ministrisë së Drejtësisë.

Në kontekstin e sfidave të sektorit të punës, veçanërisht në sektorin privat, ministrja Haxhiu tha se kemi sfida edhe tek kontestet e punës, veçanërisht ato të sektorit privat, ku kemi vërejtur se pavarësisht që punëtorët të cilëve iu shkelen të drejtat, një numër i madh nuk iniciojnë raste gjyqësore, po besoj se kjo mund të jetë ndikuar nga një besim i ulët në sistemin gjyqësor, ndërsa tek ato raste të cilat iniciohen, marrin 4 deri në 5 vite kohë të zgjidhën në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Kjo zgjatje e procedurave gjyqësore mund të krijojë një ndjesi të pakënaqësisë dhe mosbesimit te qytetarët dhe punëtorët. Për të adresuar këtë situatë, është e rëndësishme të vazhdojmë përpjekjet për reformimin e sistemit gjyqësor, për të zvogëluar kohën e zgjidhjes së çështjeve dhe për të rritur transparencën dhe besueshmërinë në institucionet e drejtësisë. Kjo do të ndihmojë në rritjen e qasjes dhe në garantimin e të drejtave të punëtorëve në përgjithësi, e veçanërisht të atyre në sektorin privat.

Ndërsa sa i përket Koncept Dokumenti për Kodin e Procedurës Civile, Ministrja theksoi se do të përfshijë ndryshime dhe rishikime të procedurave civile në sistemin ligjor të vendit dhe ka për qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe aksesueshmërisë së drejtësisë në çështjet civile.

Gjatë mbledhjes, Ministrja Haxhiu përmendi se kodi i ri do të sjellë ndryshime thelbësore në mënyrën sesi do të trajtohen dhe zgjidhen konfliktet civile. Ky hap vjen si pjesë e përpjekjeve tona për të modernizuar dhe përmirësuar sistemin e drejtësisë në vend. Koncept Dokumenti për Kodin e Procedurës Civile synon të ndikojë në zvogëlimin e kohës së zgjidhjes së çështjeve civile, të rrisë transparencën dhe të lehtësojë qasjen e qytetarëve në sistemin gjyqësor.

Haxhiu ka theksuar se procesi i konsultimeve dhe bashkëpunimit me akterët e ndryshëm ligjorë dhe shoqërorë ka qenë i rëndësishëm për të arritur një kod të përshtatshëm dhe funksional për procedurat civile. Po ashtu, gjatë prezantimit, Haxhiu ka shprehur besimin se përmirësimet në Kodin e Procedurës Civile do të ndihmojnë në forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe në garantimin e një procesi më të shpejtë dhe të drejtë gjyqësor.

Koncepti dokumenti për Kodin e Procedurës Civile përmban ndryshime dhe rregullime të ndryshme, dhe për qëllim përfundimtar ka krijimin e një sistemi ligjor të përshtatshëm për nevojat e shoqërisë, i cili do të siguroi një proces gjyqësor të drejtë dhe efikas.

Në fund, Ministrja Haxhiu falënderoi për miratimin e këtyre Koncept Dokumenteve, të cilat do ti hapin rrugën ndryshimeve ligjore në sistemin gjyqësor dhe realizimin e veprimeve të përmendura më lart, me të cilat do të përmirësohet ndjeshëm funksionimi i drejtësisë në vend.

Foto Galeria