Skip to content
Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt takimi i akterëve ndër-institucionalë me partnerin strategjik – Komitetin Holandez të Helsinkit

Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt takimi i akterëve ndër-institucionalë me partnerin strategjik – Komitetin Holandez të Helsinkit

Prishtinë, 21/06/2022

Në këtë takim, me pjesëmarrjen edhe të zëvendësministrit Blerim Sallahu, dhe zvendësambasadorit të Mbretërisë së Holandës, Piter van der Bloemen, u prezantuan rezultatet e gjetjeve dhe rekomandimet nga vlerësimi i nevojave të SHKK-së.

Vlerësimi i bazuar në analizën Model, ndër objektivat kryesore vendos: krijimin e një ambienti sa më human në hapësirat e institucioneve korrektuese, zbatimin e sigurisë për të dënuarit dhe stafin korrektues si dhe promovimin e reintegrimit për personat e dënuar. Vlerësimi, tutje identifikon edhe akterët kryesorë përgjegjës dhe ata që mund të kontribojnë në realizimin e këtyre objektivave.

Ministria e Drejtësisë konfirmoj se gjetjet dhe objektivat e identifikuara nga ky vlerësim janë në përputhje me vizionin strategjik të Ministrisë për avancimin e politikave penale dhe sigurimin e një gjithëpërfshirje të akterëve kryesore institucionalë për adresimin e tyre, duke i dhënë një hapësirë të veçantë komponentës së rehabilitimit dhe reintegrimit të personave të dënuar.

Ministria e Drejtësisë falënderon NHC dhe Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Kosovë për gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e reformave në sistemin korrektues në Kosovë.

Skip to content