Skip to content
Në Ministrinë e Drejtësisë u mbajt takimi për reformat në sistemin prokurorial   

Në Ministrinë e Drejtësisë u mbajt takimi për reformat në sistemin prokurorial  

Prishtinë, 24/08/2021

Gjatë këtij takimi me fokus të veçantë është diskutuar për ndryshimet e nevojshme legjislative në sistemin prokurorial, bazuar në rekomandimet që kanë dalë nga procesi i Rishikimit Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit, si dhe Strategjia për Sundimin e Ligjit, siç është përbërja e Këshillit Prokurorial, duke përfshirë numrin e anëtarëve dhe procesin për emërimin e anëtarëve të KPK-së.

Po ashtu gjatë këtij takimi është diskutuar dhe për kompetencat e Prokurorisë Speciale me fokus të veçantë në hetimin e veprave penale të korrupsionit të nivelit të lartë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të kësaj prokurorie në këtë fushë si dhe për sfidat e vështirësitë e sistemit prokurorial dhe mundësitë e adresimit të tyre.

Foto Galeria

Skip to content