
Ky përbashkim me Aeroportin, do të mundësojë që të shpërndajë informimin edhe për qytetarët nga diaspora.
Diaspora janë qytetarë tanë ndaj të cilëve e kemi edhe vëmendjen edhe përkushtimin që t'i trajtojmë njëjtë pavarësisht distancës fizike që ndodhen, dhe të njejtit do të informohen për sensibilizimin kundër dhunës.
Republika e Kosovës ka avancuar në shumë sfera falë edhe kontributit të diasporës, dhe ne jemi të bindur që bashkërisht do të arrijmë të shënojmë progres edhe në këtë drejtim.