Skip to content
Në përputhje me Programin e Qeverisë, Ministria e Drejtësisë ka themeluar Grupin Punues për hartimin dhe finalizimin e Koncept Dokumentit për realizimin e të drejtave civile përfshirë të drejtën e palëve për gjykim brenda kohës së arsyeshme.

Prishtinë, 23/08/2021

Grupi Punues është gjithëpërfshirës dhe i njëjti pas shqyrtimit të situatës ekzistuese, duke marrë për bazë praktikat me të mira të vendeve të rajonit që janë ballafaquar më situate të tilla, do të ofrojë opsione se si të adresohet çështja e vonesave nga gjykatat konform standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit duke pasur në epiqendër të drejtat e qytetarëve që cenohen për shkak të këtyre vonesave.

Finalizimi i Koncept Dokumentit, sipas opsionit të rekomanduar, do të mundësojë ndër të tjera, edhe kompensimin e palëve të cilëve u shkelen të drejtat e tyre për shkak të vonesave në gjykatat tona.

Skip to content