Skip to content
Në Qendrën Korrektuese në Dubravë ka filluar zbatimi i pilotimit të “Programit Kombëtar për Trajtimin e Kryerësve të Dhunës ndaj Grave” lansuar nga Ministria e Drejtësisë

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë ka filluar zbatimi i pilotimit të “Programit Kombëtar për Trajtimin e Kryerësve të Dhunës ndaj Grave” lansuar nga Ministria e Drejtësisë

Prishtinë, 15/02/2024

Përmes 24 sesioneve, që do të zgjasin për plotë 6 muaj, Programi Kombëtar sfidon dhe transformon mendësinë dhe sjelljet abuzive të kryerësve; vetëdijëson kryerësit e dhunës për pasojat e veprimeve të tyre dhe i mban ata përgjegjës; zhvillon aftësi të shëndetshme komunikimi dhe respekt në marrëdhënie ndërpersonale; si dhe shqyrton ndikimin e dhunës tek prindërimi dhe fëmijët dëshmitar. Programi Kombëtar mbulon të gjitha format e dhunës ndaj grave, fizike, psikologjike, seksuale dhe ekonomike.

Programi Kombëtar është një detyrim tanimë i përmbushur që rrjedh nga Strategjia Kombëtare për Parandalim dhe Mbrojtje ndaj Dhunës në Familje dhe Dhunës ndaj Grave 2022-26, është në përputhje të plotë me Konventën e Stambollit dhe ”Kurrikulën për trajnimin e profesionisteve për ofrimin e programeve për kryerësit e dhunës në familje në Republikën e Kosovës”.

Pilotimi i Programit do të shoqërohet me monitorim dhe vlerësim, për të matur efektivitetin në ndryshimin e qëndrimeve dhe sjelljeve të kryerësve të dhunës.

Programi Kombëtar është hartuar dhe pilotohet me mbështetjen e projektit të Këshillit të Evropës “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”.

Skip to content