Skip to content
Në qershor fillon tranzicioni i EULEX-it

Në qershor fillon tranzicioni i EULEX-it

Prishtinë, 29/03/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. dr. Hajredin Kuçi, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Bruksel, me ftesë të institucioneve të BE-së, ndërkaq sot janë takuar me Shefin e Operacioneve Civile të Komisionit Evropian, Hansjorg Haber dhe Drejtorin e Drejtorisë për Menaxhim të Krizave dhe Planifikim, Walter Stevens,  ndërsa morën pjesë edhe Robert Cooper, Këshilltari i përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, si dhe shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac. 

Në këtë takim u tha së fillimi i transferimit të kompetencave është si rezultat i ngritjes së kapaciteteve të institucioneve vendore. Po ashtu u diskutua kryesisht lidhur me transformimin e përgjegjësive nga misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, tek institucionet vendore të Republikës së Kosovës dhe nevojën që të ketë një planë konkret lidhur me këtë transformim. Republika e Kosovëës si partner i barabartë i BE-së u zotua përmes Zëvendëskryeministrit Kuçi dhe Ministrit Rexhepi, se është e gatshme t’i kryejë obligimet në përputhje me kriteret e BE-së.

Institucionet e Kosovës, pas transformimit të këtyre përgjegjësive do t’i marrin obligimet për secilin dikaster, duke përfshirë këtu drejtësinë, policinë dhe doganat. 

Në takimin me përfaqësuesit e BE-së, Kosova edhe një herë shprehu konsideratën dhe u zotua që të angazhohet në fushën e rendit dhe ligjit, t’i plotësojë të gjeturat nga Raporti i Progresit për këtë vit dhe të rrisë angazhimin për studimin e fizibilitetit që do të lansohet për herë të parë këtë vit nga BE-ja. Po ashtu, edhe një herë përfaqësuesit e BE-së siguruan që liberalizimi i vizave dhe udhërrëfyesi për të, do të jetë një prioritet i veçantë për ta dhe se po punohet me intensitet të madh për ta lansuar këtë sa më shpejtë. U diskutua edhe për nevojën imediate për shtrirjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës dhe nevojën për një angazhim më të madh të misionit të EULEX-it në veri.

Përveç tjerash, u realizua edhe përcaktimi i detyrave për IBM (Menagjimin e Integruar të Kufinjve) dhe bashkëbiseduesit u pajtuan që të gjitha aktivitetet të koordinohen në Bordin e përbashkët për sundim të ligjit, me pjesëmarrjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, EULEX-it dhe Zyrës se BE-së.

Foto Galeria

Skip to content