
Me theks të veçantë, Ministrja adresoi reformën që lidhet me vetingun, Këshillin Prokurorial por edhe ligjet tjera që ndërlidhen me Prokurorinë Speciale dhe Prokurorin e Shtetit duke nënvizuar se këto së bashku garantojnë më shumë pavarësi dhe efikasitet përbrenda sistemit prokurorial.
Duke përmendur projektligjet që kanë të bëjnë me luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, Ministrja iu referua raportit të TI, ku Kosova ka bërë lëvizje progresive duke u renditur 17 vende më poshtë. Kjo sipas Ministres dëshmon vlerësim të punës dhe vullnetit të Qeverisë në këtë drejtim.
Në këtë takim, ministrja Haxhiu përmendi edhe veprimet që janë ndërmarrë me qëllim të adresimit të dhunës në familje, dhunës në baza gjinore e ndaj gruas e gjithashtu, një peshë të jashtëzakonshme ka edhe adresimi i krimeve të luftës për të cilën ministrja Haxhiu i njoftoi të pranishmit për dokumentimin e krimeve të luftës dhe strategjinë për drejtësi tranzicionale.