
Duke u mbështetur në normat juridike dhe me qëllim të zbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, me vendimin e datës 26 Prill 2011, ka bartur disa punë administrative profesionale, nga Departamenti i Administratës dhe Personelit (DAP), në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK).
Me anë të këtij vendimi, Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, është përgjegjës për menaxhimin e procedurave të pranimit dhe menaxhimit të personelit të shërbimit civil në SHKK dhe për menaxhimin e buxhetit, financave, prokurimit dhe shërbimeve tjera ndihmëse në SHKK.