Skip to content
Në shoqërimin e zëvendësministrit Sallahu, delegacioni danez vizitoi Burgun e Gjilanit

Në shoqërimin e zëvendësministrit Sallahu, delegacioni danez vizitoi Burgun e Gjilanit

Prishtinë, 29/03/2023

Gjatë kësaj vizite, delegacioni u shoqëruan nga zëvendësministri Sallahu, antarët e kabinetit dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Me këtë rast, delegacioni danez për së afërmi u njoftua me hapësirat e burgut në Gjilan dhe me mënyrat e funksionimit të tij.

Në fokus të veçantë ishte edhe informini lidhur me trajtimin e të burgosurve pranë këtij burgu i cili është në përputhje me respektimin e standardeve ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit të tyre në këto hapësira u vizituan : dhoma e pranimit, dhoma e vizitave, njesia shëndetësore dhe hapësirat e tjera ku kryhen aktivitete me të burgosurit.

Foto Galeria

Skip to content