Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, znj. Nagavci, kanë vizituar me këtë rast shkollën fillore “Xhemail Mustafa” për të ndjekur nga afër procesin e ligjëratave dhe diskutimeve të tilla që po zhvillohen.
Nxënësit kanë shprehur një interesim të madh për të dëgjuar dhe debatuar lidhur me shkaqet, pasojat si dhe format e raportimit të ngacmimeve si dhe nevojën për respekt të ndërsjellë ndaj secilit në çdo ambient ku ndodhen ata.