Skip to content
Në vazhdim të takimeve zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është pritur në takim nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës , z. Ermal Pacaj  dhe drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Ndihmë Juridike Falas z. Ergys Qirici.

Prishtinë, 02/11/2024
Gjatë takimeve, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e drejtësisë dhe ndihmës juridike, ndarjen e eksperiencave dhe praktikave më të mira mes dy vendeve dhe rëndësinë e shkëmbimit të njohurive për të adresuar sfidat e përbashkëta.
Ministrja Haxhiut theksoi edhe rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe trajnimeve për profesionistët, duke synuar të rrisin efikasitetin e shërbimeve juridike për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Foto Galeria

Skip to content