Skip to content
Nën moton “Bashkë për fuqizim” u organizua një turne jo profesional i volejbollit 

Nën moton “Bashkë për fuqizim” u organizua një turne jo profesional i volejbollit 

Prishtinë, 03/12/2023

Në këtë aktivitet morën pjesë ekipe jo profesionale, të përbëra na zyrtarë shtetëror, aktivistë, miq, shoqe e shokë të cilët e bënë të mundur këtë ngjarje, pranë një publiku solid dhe të respektueshëm.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe këngërari, rep artisti, MC Kresha, i cili na nderoi me prezencën dhe mbështetjen e tij.

Turniri "Bashkë për fuqizim" është organizuar në kuadër të fushatës "16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore".

Finalistët fituan çmimin e paraparë në vlerë prej 1,000.00 euro, të cilat mjete do të dedikohen për grupet e margjinalizuara.

Foto Galeria

Skip to content