Skip to content
Nënshkrimi i dy udhëzimeve administrative, hap tjetër në funksionalizimin e sistemit noterial në Kosovë

Nënshkrimi i dy udhëzimeve administrative, hap tjetër në funksionalizimin e sistemit noterial në Kosovë

Prishtinë, 08/11/2011

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Procedurën e Konkurrimit dhe Përzgjedhjen e Zyrave Noteriale dhe Udhëzimin Administrativ për Numrin dhe Lokacionin e Zyrave, Lokaleve e Pajisjeve të nevojshme të Noterit.

Këto dy udhëzime administrative rregullojnë çështjet vitale të procedurës së konkurrimit dhe shtrirjes territoriale të zyrave noteriale në Republikën e Kosovës.

Me nënshkrimin  e këtyre udhëzimeve administrative është bërë edhe një hap i madh drejt funksionalizmit të sistemit noterial, ngase është kompletuar baza ligjore për konkurrim në sistemin noterial. Shumë shpejt pritet të fillojë procedura e konkurrimit, ku pas kësaj edhe do të licencohen dhe fillojnë punën noterët e parë në Republikën e Kosovës.

Skip to content